Celebrities Gossip Showbiz

Kendall Jenner dhe Chiara Ferragni bëjnë ‘xing’ me kostumin e tyre të Halloween-it, blogerja italiane ka dy fjalë për modelen!

Blogerja italiane Chiara Ferragni dhe supermodelja Kendall Jenner kanë zgjedhur të njëjtin kostum për Halloween këtë vit. Chiara u shfaq së bashku me familjen e saj të veshur si personazhet e “Toy Story”.

Gjithashtu dhe Kendall u shfaq e veshur si kukulla Jessie e këtij filmi, por duke qenë se foton e postoi pas Chiara-s, Ferragni vendosi ta vërë në dukje.

Chiara postoi një video në Instastory ku tregon se Kendall është veshur si ajo, por duket 1000 herë më seksi.

Është qesharake që ne pozuam për Halloween si familje dhe Kendall pozoi me të njëjtin kostum, por duket 1000 herë më seksi.

Rikujtojmë, se në listën e influencuesve më me ndikim, gjermania Leonie Hanne zuri vendin e parë, duke gjeneruar gjithsej 3.5 milionë dollarë kur bëhet fjalë për MIV, e ndjekur nga blogerja italiane Chiara Ferragni me 2.7 milionë. Në vendin e tretë ishte Negin Mirsalehi që gjeneroi 2.3 milionë në MIV dhe Thassia Naves në vendin e katërt me 2.1 milionë