Celebrities Gossip Showbiz

Kendall Jenner dhe Hailey Bieber reklamojnë “Hugo Boss” në mënyrën perfekte!

Kendall Jenner ka bashkuar forcat me Hailey Bieber në një xhirim të ri të fushatës për Hugo Boss. Modelet luajnë në fushatën #BeYourOwnBOSS të markës së bashku me Joan Smalls, reperin Future, boksierin Anthony Joshua, yllin e TikTok Khaby Lame, këngëtarin dhe aktorin koreano-jugor Lee Min-ho, kampionin italian të tenisit Matteo Berrettini dhe vrapuesen gjermane Alica Schmidt.

Kendall duket mahnitëse në foton e saj, duke shfaqur të brendshmet e saj të markës Boss. Bukuroshja vendosi një xhaketë të zezë dhe pantallona me bel të lartë mbi të brendshme, teksa pozonte për kamerën. Hailey hoqi të brendshmet, duke pozuar me një xhaketë Boss pa asgjë poshtë. CEO i “Hugo Boss”, Daniel Grieder tha:

Ne jemi absolutisht të emocionuar nga ky kast i mrekullueshëm për BOSS. Talentet dhe personalitetet e fushatës mishërojnë në mënyrë të përkryer atë që një një shef përfaqëson sot. Ne duhet të thellohemi në aspektet më personale, emocionale dhe të menduara të të qenit shef në botën e sotme.

Fushata e re e Kendall vjen pas lajmit se Tequila e saj 818 është emëruar zyrtarisht marka e re e pijeve alkoolike numër një e prezantuar në vitin 2021. Në shtatë muaj që nga lansimi, 818 ka dërguar mbi 1.5 milion shishe tequila deri më sot dhe po rritet me shpejtësi, sipas një njoftimi për shtyp. Jenner është vetëm një nga personazhet e njohur që ka hyrë në tregun e nxehtë të tekilave. Të tjerë janë George Clooney dhe Rande Gerber me Casamigos, The Rock me Teremana dhe Mark Wahlberg me Flecha Azul.