Celebrities Gossip Showbiz

Kendall Jenner është xheloze për raportin e Devin Booker me…

Kendall Jenner dhe Devin Booker janë në një marrëdhënie prej kohësh tashmë, dhe dyshja është një nga çiftet më të dashur për fansat. Ata duket se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, pasi shpeshherë i kemi parë në foto të përbashkëta, apo me deklarata në rrjetet e tye sociale.

Duket se Kendall nuk është personi i vetëm në familjen e saj që pëlqen yllin e NBA-së, Devin Booker, pasi modelja tregoi pse është “xheloze” që vajza e motrës Kylie Jenner, Stormi, është gjithashtu e dashur me të.

Modelja 25-vjeçare dha një intervistë në “The Tonight Show” të martën më 14 shtator, ku bisedoi me prezantuesin Jimmy Fallon për faktin se ajo është një teze e gjithsej 18 mbesave dhe nipërve. Ajo shpjegoi se ajo gjithmonë dëshiron të jetë tezja e lezetshme dhe e pëlqyer nga të gjithë, por i dashuri Devin Booker ndonjëherë i vjedh popullaritetin asaj.

Jimmy vazhdoi të pyesë nëse ylli 24-vjeçar i NBA-së lidhet me të vegjlit në familjen e saj, duke pasur parasysh se ka shumë të rinj. Në fund të fundit, motra e Kendall, Kylie Jenner njoftoi javën e kaluar se ajo dhe Travis Scott presin një vëlla ose motër më të vogël për vajzën Stormi Webster.

Ai i do ata. Ai dhe Stormi kanë një marrëdhënie të mahnitshme. Ajo ka dashurinë më të madhe ndaj tij, dhe unë jam xheloze ndonjëherë. Unë u them atyre: “Ndaloni, a nuk mundeni?”

Kendall, e cila bëri bujë në “Met Gala 2021” gjatë fundjavës me fustanin e saj Givenchy, bëri shaka se ajo luante basketboll në shkollën e mesme, dhe kështu ndonjëherë do të përpiqet të tregojë aftësitë e saj tek Devin, me të cilin filloi të dilte që prej në qershorit të vitit 2020.