Celebrities Showbiz

Kendall Jenner hap zemrën dhe flet për herë të parë për partnerin e saj!

Kendall Jenner, ndryshe nga motrat e tjera, nuk preferon që të flasë për jetën e saj private. Megjithatë, kësaj here në pjesën e dytë të ribashkimit të yjeve të “Keeping Up With the Kardashians”, ajo foli rreth supozimeve se lidhet vetëm me meshkuj basketbollistë.

Jo, në fakt nuk lidhem vetëm me basketbollistë, nëse dikush e ka bërë ndonjëherë këtë hipotezë. Unë nuk kam turp të preferoj një tip të dashuri dhe jam gjithashtu tifoze e mirëfilltë e basketbollit.

Kendall konfirmoi për herë të parë se është në një lidhje serioze me basketbollistin e Phoenix Suns, Devin Booker. Modelja tha duke qeshur se:

Ai është i dashuri im.

Kendall e ka mbajtur larg vëmendjes marrëdhënien e saj me Devin dhe ka rrëfyer se pse ka vendosut ta bëjë këtë gjë.

Pa ofenduar motrat e mia më të mëdha, por unë dhe Kylie kemi patur mundësinë të shohim ato duke përjetuar martesa dhe marrëdhënie që shkatërrohen publikisht. Ishte preferencë personale që në moshë të re.

Ajo shtoi se ky vendim e bën jetën e saj më të lehtë dhe marrëdhënien e tyre më të mirë.

Kendall dhe Devin festuan 1-vjetorin e lidhjes më 13 Qershor dhe një burim pranë çiftit tha se:

Kjo është marrëdhënia më e lumtur për Kendall.