Celebrities Gossip Showbiz

Kendall Jenner më e dashuruar se kurrë, modelja ndihet krenare për Devin Booker!

Kendall Jenner është një nga pjesëtarët e familjes Kardashian-Jenner e cila përpiqet mos të tërheqë vëmendje të tepërt me jetën sentimentale. Diçka të tillë e bëjnë motrat e saj, por Kendall ka vendosur të ketë një profil publik paksa më ndryshe.

Megjithatë, edhe ajo nuk mund t’i shpëtonte thashethemeve dhe është përfolur disa herë për jetën private. Modelja ka pranuar së fundmi lidhjen e saj romantike dhe është shprehur për herë të parë për partnerin e saj.

Këtë herë, Kendall Jenner e ka pranuar se është e emocionuar teksa sheh të dashurin e saj, Devin Booker të luajë në ndeshjen e parë të finales së NBA. Ajo e mbështeti dhe suportoi tepër krenare të dashurin e saj gjatë lojës së parë. 25-vjeçarja postoi në InstagramStory këmbët e saj, e veshur e gjitha në portokalli, ndërkohë që kishe vendosur edhe topin e po së njejtës ngjyrë të basketbollit.

Ndërkohë, në story-n pasardhëse, Kendall postoi çaste nga loja teksa e shoqëronte edhe me një shkrim.

Unë nuk jam e ndjeshme, ti je.

Duket se Kendall është tepër e lumtur dhe e dashuruar me Devin. Ajo po e përkrah atë në gjithçka që bën dhe është tepër krenare për të dashurin e saj. Marrëdhënia e tyre duket tepër e shëndetshme, ndërkohë që disa prej motrave të Kendall po përjetojnë në mënyra të ndryshme ndarjet nga partnerët.