Celebrities Gossip Showbiz

Kendall Jenner sapo na prezantoi me modën e re të flokëve!

Nëse shumë prej jush janë duke kërkuar për modelin perfekt të flokëve këtë sezon të nxehtë vere, modelja e famshme, Kendall Jenner ju vjen në ndihmë. Së fundmi, ajo duket se ka bërë një ndryshim rrënjësor në ‘look’-un e saj.

Kendall ka vendosur që të heqë dorë nga flokët e saj të gjatë dhe t’i presë ato shkurt. Me këtë stil ajo duket shumë më ndryshe dhe duhet thënë se i përshatet shumë asaj.

 

Së fundmi, ylli është shprehur se fama e saj nga “Keeping Up With The Kardashians” e bëri të vështirë që ajo të merrej seriozisht si modele. Kendall ka pranuar se familja e saj e famshme ka qenë shkaku që asaj i është dashur të punojë edhe më shumë për të arritur një sukses në karrierën e saj të modelimit e cila filloi në 2014 në moshën 18 vjeç kur ajo u bë fytyra e “Estee Lauder”.

Rikujtojmë se, Kendall mbështeti dhe suportoi tepër krenare të dashurin e saj, Devin Booker, teksa luante në ndeshjen e parë të finales së NBA.