Sport

Këndoi Bella Ciao, tifozët e Lazio-s kryqëzojnë Elseid Hysajn!

A mundet që një këngë e njohur si himn i luftës për lirinë të shndërrohet në objekt polemike, për të mos thënë më keq? Në fakt po dhe këtë e di mirë Elseid Hysaj.
Futbollisti shqiptar i lindur në Shkodër e që tani luan për Lazio-n pas viteve të kaluara te Napoli ka mërzitur keq fare tifozët ultras vetëm se këndoi Bella Ciao.

https://twitter.com/LucaNacchio/status/1416527460628303873?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1416527460628303873%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fthelaziali.com%2F2021%2F07%2F18%2Fvideo-ne

Tradita e do që lojtarët e rinj të prezantohen para shokëve të skuadrës duke kënduar pas ndeshjes. Hysaj zgjodhi këngën e njohur partizane. Nuk ka rëndësi qëllimi i përzgjedhjes, ultrasit shpërthyen në inate.

Mision i pamundur t’iu shpjegoje se nuk kishte asgjë të qëllimshme, tifozët nuk duan që politika të ngatërrohet me futbollin e madje sipas tyre, nëse 27-vjeçari nuk e ka kuptuar kaq gjë, më mirë të mos luajë më futboll!

Ka edhe nga ata që mendojnë se Hysaj e zgjodhi për të larguar perceptimin e zakonshëm se Lazio ka lidhje me ultra të djathtët. Në fund fituan “të zemëruarit”, videot e publikuara nga lojtarët u zhdukën, a thua se bëhet fjalë për një krim.