Celebrities Music Showbiz

Kënga “A po vjen ti sot”, një dedikim apo një reflektim i Gigliola Haverikut?!

“A po vjen ti sot” është kënga më e re e publikuar nga këngëtarja Gigliola Haveriku. Kënga është shumë stil dhe me një tekst që i qëndron shumë bukur interpretimit të saj. Jo më kot u bë edhe pjesë e “Top Awards” në listën e 100 këngëve shqiptare më të dëgjuara të muzikës moderne. Gigliolën e njohim edhe nga pjesëmarrja e saj në “Voice” apo edhe në “E diell” pak kohë më parë. Që është artiste askush nuk ka dyshime, por jo të gjithë e besojnë që ajo ka studiuar për psikologe klinike, pra e ka gjetur veten në dy fusha që vështirë se kanë lidhje me njera-tjetrën. Për më shumë do të na tregojë ajo vetë për projektin e ri dhe për angazhimet e tjera që ka.

“A po vjen ti sot”, një këngë e cila që në momentet e para të klipit të bën të mendosh se bëhet fjalë për një dedikim, për një histori dashurie  që ndoshta nuk ka mbaruar plotësisht, apo jo?

Nuk është kështu në fakt. Është folur shumë për jetën time private dhe kam vendosur që të mos flas më. E vetmja gjë personale është muzika, që në fund nuk më lë kurrë në baltë. Mendoj që çdo artist e ka diçka personale në një projekt.

Si është pritur kjo këngë?

Është pak R&B por edhe Jazz. Nuk i ndahem Jazz-it në këngët e mia. Nuk e prisja që do hynte dhe në “The Top List”, por po ecën goxha mirë. Më pëlqen si po pritet.

Sa e angazhuar je me muzikën live, duke qënë se ajo është një pikë e fortë e jotja?

Në live e gjej veten shumë mirë. Ka qenë me e lehtë për mua sepse kam 6 vite që merrem me të. Kurse me klipin është hera e parë por mu duk shumë bukur.

Si ishte si eksperiencë pjesëmarja në “E Diell” së bashku me Manushin dhe gjithë të tjerët?

Ishte eksperiencë e bukur. Më erdhi një propozim nga Manushi dhe pranova direct. Kryesorja ishte që do vija e do këndoja, do bëja atë që doja më shumë.

Nëse edhe juve ju pëlqen kjo këngë, mund të vazhdoni ta votoni atë për të qenë sa më gjatë pjesë e klasifikimit të “The Top List”.