Music

Kënga arbëreshe “Moj e bukura more”, plagjiaturë nga kjo artiste e njohur!

Tingujt e këngës së famshme arbëreshe “Moj e bukura more”, tashmë janë të njohura edhe në Turqi. Mësa duket këngëtarja e famshme turke, Nukhet Duru, nuk i ka rezistuar dhe ka krijuar baladën e saj “Kapildin Gitti”, duke kopjuar muzikën e këngës së famshme arbëreshe.

Kënga ka siguruar më shumë se gjysmë milion klikime në ‘YouTube’, por edhe shitje të shumta në ‘iTunes’. Pasi ta dëgjoni edhe ju do bindeni që është një kopje e “Moj e bukura more”.

Kjo nuk është hera e parë që kënga arbëreshe përdoret nga këngëtar të huaj. Kënga “Moj e bukura more” cilësohet si një himn i emigrimeve, i dhimbjes dhe i mallit të të larguarve nga vendi dhe është ndër këngët arbëreshe të interpretuara më shpesh.

Ndërkaq, rikujtojmë se kënga e Duru-s, “Ben Sana Vurgunum” është një nga hitet më të mëdhaja ndërkombëtare.