Music Showbiz

“Kënga “Despacito” më kushtoi shumë”…për çfarë e ka fjalën Luis Fonsi?

Këngëtari i njohur Luis Fonsi, ka folur së fundmi rreth famës që mori nga bashkëpunimi me Daddy Yanke për këngën “Despacito”. Luis ka rrëfyer se kjo këngë e ndihmoi shumë në karrierën e tij dhe e ka quajtur si “një bekim nga Zoti”.

Mirëpo ai ka zbuluar se përveç benefiteve “Despacito” i ka sjellur dhe shqetësime.

Derisa njerëzit të lodhen dhe të ndalojnë së kërkuari, unë do ta këndoj atë. Me të njëjtën kitarë, në të njëjtën studio, me të njëjtat dyshime dhe emocione si çdo herë tjetër. Falë saj, unë solla muzikën dhe gjuhën time në Azi, Australi, Rusi, takova shumë njerëz dhe shumë kultura. Por kënga gjithashtu solli disa shqetësime në jetën time. Disa javë para se kënga të dilte në treg, lindi djali im. Kisha ndjenja të përziera, unë duhet të isha në krye profesionalisht dhe në të njëjtën kohë i humba hapat e tij të parë. Më kushtoi shumë.

Luis Fonsi u emërua si ambasadori i turizmit në Puerto Rico. 39-vjeçari, i cili ka lindur në kryeqytetin e këtij vendi, shkroi këngën në bashkëpunim me reperin nga Puerto Rico, Daddy Yankee.

Ky projekt muzikor ka kryesuar klasifikimet muzikore në 45 vende, ndërsa një “remix” i këngës me Justin Bieber u shndërrua në këngën e parë në gjuhën spanjolle, që mbizotëroi klasifikimin e “Billboard Hot 100”.

Projekti latin dhe super ritmik me 7 miliardë klikime, mesa duket do t’i duhet ta ndaj fronin me një tjetër këngë. E dini kush është kënga tjetër që i është afruar?

E dëgjuar si nga fëmijë ashtu edhe nga të rritur, “Baby Shark” ka tashmë 7 miliardë klikime në Youtube. Suksesi i madh i këngës u regjistrua me ndihmën e 10-vjeçares, këngëtarja koreano-amerikane, Hope Segoine.