Music Showbiz

Kënga e Dua Lipës në mesin e këngëve për inaugurimin e Joe Biden!

Një ndër këngët më të bukura të Dua Lipës është përzgjedhur të jepet gjatë inaugurimit të presidentit më të ri në SHBA, Joe Biden.

Të gjithë po përgatiten për inaugurimin e ardhshëm presidencial që do të ndodhë sot në Shtëpinë e Bardhë. Megjithëse ceremonia e këtij viti do të shfaqë një festë kryesisht virtuale, Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe Zonja e Parë Kamala Harris kanë zbuluar një listë këngësh të përshtatshme dhe të përzgjedhura posaçërisht për të transmetuar një atmosferë festive në shtëpitë e të gjithëve.

Të premten e datës 15 janar, Komiteti Presidencial i Inaugurimit, së bashku me D-Nice dhe Raedio, publikuan listën zyrtare të këngëve të inaugurimit të Biden-Harris , raporton Billboard. Në një deklaratë, ekipi i Biden-Harris shpjegoi se zgjedhja e pistave “përfaqëson shumëllojshmërinë e kombit tonë dhe forcën dhe qëndrueshmërinë tone, ndërsa presim drejtimin e ri dhe një epokë të re në Amerikë”.

Disa nga emrat kryesorë të muzikës janë pjesë e këtij koncerti si: Beyonce, Dua Lipa, SZA dhe Kendrick Lamar. Nga këngët e përzgjedhura të inaugurimit është edhe “Levitating” e shqiptares me famë botërore, Dua Lipa.

Ndërsa, Lady Gaga do të jetë gati për të kënduar Himnin Kombëtar me Jennifer Lopez dhe disa artistë të tjerë.