Gossip Music

Kënga e re e Selena Gomez një dedikim për Justin Bieber?!

Mesa duket paskemi menduar gabim, Selena Gomez ende nuk e ka harruar Justin Bieber. Edhe pse është komentuar shpesh për këtë, fansat aludojnë përsëri se kënga më e re e saj i dedikohet Justin Bieber.

Ky projekt muzikor mban titullin “De Una Vez” dhe Selenatorsat kanë nisur të deshifrojnë tekstin e këngës. Dëgjuesit kanë dalë në përfundimin se kjo këngë trajton temën thyerjes së zemrës, mbijetesës, identitetit dhe pavarësisë, e ngjashme me hitin e saj të vitit 2019, “Love You to Love Me”.

Nga fillimi deri në fund të tekstit, mesazhi shkon drejt edhe te Bieber.

Nuk dhemb si më parë, jo. Plaga e dashurisë tënde u shërua. Një herë e përgjithmonë, jam më e fortë vetëm. Nuk pendohem për të shkuarën. E di që koha e kaluar përkrah teje më preu krahët, por tani ky kraharor është i papërshkrueshëm nga plumbat.

Dhe kur vjen puna tek thyerja e ndjenjave, fansat menjëherë mendojnë për Justin Bieber, me të cilin ajo ka qenë në një marrëdhënie për një kohë shumë të gjatë. Megjithatë kënga i ka ndarë fansat në disa grupe. Ka nga ata që mendojnë se mund të jetë për një person tjetër dhe të tjerë që dëshirojnë që Gomez ta harrojë sa më shpejt Bieber.