Celebrities Gossip Showbiz

Kënga që Fifi kompozoi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” po korr një sukses shumë të madh jashtë!

Vetëm pak ditë më parë një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni, Fifi zgjodhi të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Mirëpo, padyshim që kjo eksperiencë e saj la gjurmë. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, këngëtarja nuk mund ta linte pas shpirtin e saj të artistes dhe kompozoi një këngë të re brenda shtëpisë.

Këtë krijim të sajin, dy miqtë e saj më të ngushtë, kantautorët e njohur Flori Mumajesi dhe Bruno e sollën si një ‘demo’ të mirëfilltë. Pas daljes së Fifit nga shtëpi, një pjesë e këngës me titull “Diell” u hodh si ‘demo’ dhe po korr një sukses shumë të madh. Ende pa u publikuar projekti i plotë, numëron mbi 1 milion klikime.

Prej ditësh, kjo këngë ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve, të cilët e dëgjojnë dhe këndojnë kudo!

Lidhur me paragjykimet që Fifi pati nga banorët dhe publiku jashtë rreth eksperiencës së saj në “Big Brother VIP”, ka reaguar Morena Taraku dhe shoqja e saj e ngushtë Argjira Spanca, duke u shprehur se nëse do të njihnin zemrën e saj dhe se sa e ndjeshme është nuk do të reagonin kështu.

Pas tyre, ‘kapakun’ e vunë dy miqtë e saj më të mirë, të cilët i kompozuan këngën që Fifi krijoi brenda shtëpisë dhe i dedikuan asaj fjalët më motivuese.