Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

Këngët e papublikuara të John Lennon së shpejti në ankand!

Së fundmi, një kasetë audio e këngëtarit të ndjerë, John Lennon që këndon këngë të pa publikuara gjatë qëndrimit të tij në Danimarkë në vitin 1970 do të dalë në ankand më 28 shtator në Kopenhagen. Lajmi u bë i ditur për mediat nga shtëpia e ankandeve Brun Rasmussen e cila tregoi se regjistrimi, i vlerësuar midis 27,000 dhe 40,000 euro, zgjat 33 minuta dhe i përket katër burrave që takuan Lennon-in si adoleshent, gjatë viteve 1969-1970 në bregun perëndimor të Danimarkës.

Rasmussen tha se:

Regjistrimi është krejtësisht unik sepse është një bisedë. Ajo u regjistrua pas një konference për shtyp, kur nxënësit e shkollave të mesme, së bashku me disa gazetarë, biseduan me Lennon, i cili këndoi disa këngë për ta.

Kanë kaluar 40 vite që nga vrasja gjakftohtë e John Lennon që asokohe tronditi botën. Autori i krimit Mark Chapman u shpreh se kur kreu vrasjen e yllit të “The Beatles” ishte 25-vjeç dhe gjithçka e bëri për famë.

E dija që Lennon ishte shumë shumë shumë i famshëm dhe doja lavdi personale. Doja që emrin tim ta dëgjonin të gjithë.

Më pas Chapman shtoi se nuk ka asnjë justifikim për atë që bëri, ishte një veprim egoist që i mori jetën një personi të pafajshëm dhe për këtë ai i kërkoi shumë ndjesë familjes dhe ish-partneres së Lennon.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se një letër e shkruar nga John Lennon, doli në ankand me një çmim fillestar prej 30.000 paundësh. “BBC News” raportoi se kjo letër ishte shkruar nga Lennon kur ai ishte vetëm 11-vjeç. Bëhet fjalë për një letër falenderimi dërguar hallës së tij, për ta falenderuar për dhuratat e Krishtlindjeve.