Celebrities Gossip Live From Tirana Music

Këngëtaret shqiptare që meritojnë një koncert recital dhe cili do të kishte qenë më i shituri, për këtë e shumë të tjera na zbulon Kozeta Kurti!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja e njohur Kozeta Kurti për të na folur rreth projektit të saj më të fundit, koncertit recital të Anxhela Peristerit. Si ka qenë eksperienca e Kozetës, si kuratore dhe organizatore e së tërës? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Ndërkaq, sipas Kozetës a e meritojnë një koncert këto artiste më poshtë?

Eneda Tarifi/ Është një nga këngëtaret më të mira të live-it. Kam 3 vite që e lus për një koncert recital.

Besa Kokëdhima/E meriton koncertin por duhet të ketë një krijimtari të re të sajin sepse ka shumë rëndësi investimi.

Tuna/Nuk e di, do të doja ta dëgjoja për një kohë të gjatë live-t e saj.

Adelina Ismaili/ A këndon më Adelina me gjithë dashurinë që kam për të?

Soni Malaj/ Soni është punëtore, kërcen bukur, vishet bukur, vjet ka pasur 2 koncerte, mendoj më mirë do të kishte qenë një punë e gjatë për të nxjerrë një koncert të hajrit sesa 2 siç ishin.

Sabri Fejzullahu/ Është gjithë kohës me valixhe poshtë krevatit, do të doja që të jem sa çereku i tij kur të jem në të 70-at e mia.

Gjergj Leka/ Është fatkeqësi e madhe që një nga artistët më të mirë të viteve 90′ është spostuar kaq shumë, nuk e di pse ka ndodhur, për mua është një keqardhje tërheqja e tij nga muzika.

Gjergj Jorgaqi/ E ka humbur interesin te kënga, duhet t’ja zgjosh me gjëra të vogla, i ka humbur besimi dhe kur humbet besimi, dëshira zbehet gjithnjë e më shumë. Gjergji ka shumë vite që nuk këndon më.

Nëse Elvana Gjata, Dafina Zeqiri dhe Bleona Qereti do të kishin organizuar koncerte, kush do të ishte më i shituri sipas Kozetës?

Më i shitur do të kishte qenë i Elvanës, më me polemika do të kishte qenë ai i Bleonës duke qenë se ajo ka patur tentativa për të çarë në tregun ndërkombëtar dhe njerëzit do të ishin kuriozë për të kuptuar se çfarë është bërë me të gjithë këto kohë. Dafina sigurisht është figurë por këtu tek ne sensitiviteti ndaj Elvanës dhe Bleonës është pak më i prekshëm.

Ndërkaq, çfarë ndodh me Kozetën kur ikën në shtëpi dhe i ka mbyllur të gjitha punët?

Bosh, mërzitem dhe qaj. Të nesërmen mendoj për gjërat e reja. Kemi një super koncert më 21 qershor.