Celebrities Gossip Music Showbiz

Këngëtari i njohur Blake Shelton nderohet me yllin e “Hollywood Walk of Fame”!

Këngëtari i zhanrit ‘country’, Blake Shelton, është nderuar së fundmi me një yll në “Hollywood Walk of Fame”. Këngëtari ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Gwen Stefani dhe miq të kastit nga “The Voice”, Carson Daly dhe Adam Levine. Blake shtoi se marrja e yllit të tij “është thjesht qershia mbi tortë” dhe ajo do të jetë gjithmonë gjëja më e mirë që i ka ndodhur në këtë jetë.

Tre fëmijët e Stefan-it, Zuma Rossdale, Apollo Rossdale dhe Kingston Rossdale, të cilët ajo i ndan me ish-in Gavin Rossdale, ishin po ashtu për të mbështetur njerkun e tyre, Shelton. Pavarësisht suksesit të madh në industrinë e muzikës, Shelton nuk e kishte menduar kurrë një gjë të tillë. “Asnjëherë në jetën time nuk mund ta imagjinoja të kisha një yll në Walk of Fame”, tha Shelton për Fox News Digital.

E krahasoj këtë gjë me njerëzit që njoh dhe artistët e country që kanë një yll, ata janë heronjtë e mi dhe kështu jam shumë krenar dhe i nderuar që jam pjesë e kësaj gjëje tani.

Në momentin emocionues, ai kujtoi edhe të vëllanë Richie, i cili ndërroi jetë në moshën 24-vjeçare, kur Shelton ishte 14-vjeç.

Richie ishte vëllai im që e humba shumë e shumë vite më parë, kështu që ia dedikoj yllin tim në këtë Walk of Fame.