Celebrities

Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi kërcënon publikisht Elvana Gjatën: “Ku ta zë diku, ia tregoj unë qejfin”!

Vokalisti i grupit “Ilirët”, Shemsi Krasniqi po vazhdon të jetë i përfolur për gjithë ngjarjen që ndodhi në “Sunny Hill Festival”. Ai tentoi të këndoi në skenën e këtij festivali këngën “Mora fjalë”, por që nuk ka qenë i ftuar. Akuza të rënda hodhi kundrejt Dukagjin Lipës e Përparim Ramës, por jo vetëm kaq.

Në një intervistë të dhënë së fundmi këngëtari nuk u kursye aspak edhe ndaj këngëtares Elvana Gjata. Madje, ai e kërcënoi publikisht atë. “Unë di me u ba edhe i keq”, tha përpos të tjerave ai duke e kritikuar këngëtaren se as që e dinte tekstin e këngës që këndoi në festival. Ndërkaq, ai u shpreh se:

Mëkati im ka qenë se kam dashur me kënduar një këngë. As nuk kam kërkuar para, as kushte. Unë vetëm kam ecur, kam mbërritur deri te skena kryesore. As një polic nuk më ka prekur me gisht. Të gjithë kanë qenë me mua. Sepse do të këndoja për heroin kombëtar. Ai e ka ditur dhe ka çuar Elvana Gjatën me kënduar. Atë Elvana Gjatën, ku ta zë diku, ia tregoj unë qejfin. Di me u bërë dhe i keq unë. Po, mundet me qenë dhe kërcënim sepse ajo e ka ditur ngjarjen. Si guxon me dalë dhe me bërë shaka me heroin e kombit? Ajo duhet të kishte thënë jo, nuk e këndoj këtë këngë sepse nuk e kam në repertor. Shikojeni sepse këndon vetëm pak, sepse nuk di tekstin. Nuk mundet ajo torollake me na shitur mend këtu. Unë kam shkuar me kënduar këngën e Adem Jasharit.