Celebrities Music

Këngëtari italian Aiello publikon këngën e tij më të re “Fino all’alba”!

“Fino all’alba” është kënga më e re solo nga këngëtari italian, Aiello. Kënga është prodhim i BRAIL dhe ZEF dhe është një këndvështrim personal i këngëtarit për mënyrën si ai e sheh verën. Muzika me kitarë me disa ritme latine është ideale për t’u kërcyer në klube.

Vetë Aiello, i cili në mars të këtij viti debutoi në Sanremo me këngën “Ora”, ka treguar se çfarë ka dashur të përçojë me këtë këngë.

Dua që njerëzit të kërcejnë me këtë këngë dhe të ndihen të lirë, të zgjedhin, të dashurojnë në të njëjtën kohë. Të nxjerrësh një këngë në verë nuk do të thotë domosdoshmërisht të krijosh diçka klishe,mund t’i bësh njerëzit të kërcejnë me një muzikë ndryshe dhe të flasësh për gjëra të rëndësishme. 

“Fino all’alba” është gjithashtu, një manifestim i dashurisë së lirë. Mesazhi që ajo mbart është të jesh i lirë për të qenë kush dëshiron në jetë, pa kufizime apo limitime të asnjë lloji. Çdokush duhet të ketë mundësi të ndjekin natyrën e tyre pa u ndjerë jo komod apo të sulmuar.

Aiello ishte gjithashtu një ndër artistët protagonistë të verës 2020 me këngën “Vienimi (a ballare”). Artisti italian ka lançuar datat e koncerteve që do të mbajë këtë sezon veror në fillim të gushtit. Turi i Aiello-s quhet “Meridionale tour“ dhe përfundon në fund të tetorit të këtij viti.