Showbiz

Këngëtari legjendar Price do të festonte sot 62-vjetorin, trashëgimtarët e tij ndajnë me publikun mesazhin prekës

Ylli i muzikës Prince do të festonte sot më 8 qershor ditëlindjen e tij të 62-të. Ai u nda nga jeta në prill të vitit 2016 në moshën 57-vjeçare.

Trashëgimtarët e tij kanë ndarë me të gjithë publikun që mesazh që Prince e kishte të ruajtur në sendet e tij personale, të shkruar me dorë si një mënyrë për të frymëzuar të gjithë njerëzit rreth tij.

“Nuk ka asgjë më të shëmtuar në këtë botë sesa intoleranca mes të zinjëve, të bardhëve, të kuqve, të verdhëve, vajzave dhe djemve. Stop intolerancës, dashuri për njëri-tjetrin” -shkruante ai në letrën tashmë të bërë publike.

Ky mesazh megjithëse i shkruar vite më parë nga artisti i ndjerë është shumë koherent dhe i domosdoshëm për gjendjen e vështirë në të cilën gjendet SHBA-ja por edhe e gjithë bota.