Gossip Love & Sex Showbiz

Këngëtarja e hitit “Policeman” në pritje të fëmijës së saj të parë!

Së fundmi, këngëtarja e njohur Eva Simons ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ajo e ka dhënë këtë lajm të bukur me ndjekësit në rrjetin e saj social Instgram, teksa kishte postuar një foto të ekografisë.

37-vjeçarja shkroi:

Jam shtatzënë!

Artistja holandeze ende nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjës e po ashtu se kur do të lindë. Artistja ndërkaq është në një lidhje dashurie me Sebastiaan Zwarts që nga viti 2019. Rikujtojmë se më parë ajo ishte martuar me DJ-në holandez, Sidney Samson, për dy vjet, nga i cili u divorcua në vitin 2016.

Pas kësaj, ajo kishte një lidhje me producentin e muzikës, Boaz van de Beatz për një kohë. Eva është bërë e njohur për hitin “Policeman” i cili ka mbledhur mbi 35 milionë shikime.

Simons shquhet edhe për të tjera këngë si: “This is Love” në duet me Will.I.Am, “Bludfire”, Heartbeat”, “Escape from love”, etj.