Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtarja e njohur Ava Max fototografohet në krahët e mashkullit misterioz!

Kohët e fundit, këngëtarja e famshme Ava Max, ka qenë tejet e zënë duke xhiruar videoklipin e këngës së saj më të re “EveryTime I Cry”. Megjithatë, Ava ka marrë kohën e saj për të bërë një pushim mëse të merituar në Hawaii.

Ylli i muzikës ‘pop’, u shfaq në formën e saj më të mirë teksa pozonte me një palë bikini të veçanta ndërsa ecte drejt një jahti luksoz me shoqërinë e saj.  Ndërsa ishte në jaht, 27-vjeçarja u pa në praninë e një burri misterioz i cili qendronte shumë pranë saj duke e përqafuar dhe gjithashtu ata janë fotografuar më pas duke notuar së bashku.

Këngëtarja ka vazhduar e qetë të shijonte pushimet e saj mbi jahtin luksoz, teksa nuk shqetësohej aspak të fshihte afeksionin për partnerin e saj, i cili nuk dihet ende identiteti i tij. Ava ishte gjithë kohës e buzëqeshur dhe mund të themi që tashmë ajo ka gjetur dashurinë e jetës së saj.

Rikujtojmë se, Ava Max është kritikuar shpesh për faktin që shpesh tregohet shumë feministe në këngët e saj. Megjithatë, kjo nuk e ka shqetësuar aspak Ava-n dhe madje ka bërë dhe një deklaratë ku shprehet se i urren të gjithë ish-partnerët e saj.