Gossip Showbiz

Këngëtarja e njohur dhuron një shumë të majme parash, po për kë vallë?

Këngëtarja e njohur Taylor Swift ka bërë një gjest shumë fisnik për t’i ardhur në ndihmë një familje në nevojë. 31-vjeçarja dhe nëna e saj, Andrea, kanë dhuruar 50 mijë dollarë për të ndihmuar një grua të quajtur Vickie Quarles dhe 5 vajzat e saj.

Quarles humbi bashkëshortin dhe babanë e vajzave, Theodis Ray në dhjetor të vitit të shkuar pas betejës me COVID-19. Mikja e ngushtë e Vickie-t ka konfirmuar se Taylor dhe nëna e saj dhuruan mijëra dollarë.

Në një prononcim për “E! News”, Vicki është shprehur shumë mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë ndihmuar veçanërisht për Taylor dhe nënën e saj.

E vlerësoj shumë shënimin e ëmbël që kishin lënë, më ngrohu zemrën. Rruga nuk do të jetë më e njëjtë, por shpresoj që të vazhdoj t’i rris vajzat e mia me aq dhembshuri dhe përkujdesje sa ju.

Ky kontribut i këngëtares vjen pak ditë pas fitores së saj historike në “Grammy Awards”, duke u bërë e para artiste femër që fitoi 3 herë çmimin “albumi më i mirë i vitit”. Taylor më parë fitoi Albumin e Vitit për “1989” në 2016, dhe për “Fearless’ përsëri në 2010.

E gjendur përballë Paul McCartney përpara disa kohësh për kopertinën e re të revistës “Rolling Stone”, duket se ka thënë dy gjëra të vogla rreth lidhjes së saj me britanikun Joe Alwyn.