Celebrities Gossip

Këngëtarja e njohur largohet nga rrjetet sociale?!

Këngëtarja Ariana Grande mesa duket po ndjek hapat e Miley Cyrus në vitit 2009. Këngëtarja e hitit “Sweetener” ka çaktivizuar llogarinë e saj në rrjetin social Twitter të premten, më 24 dhjetor. Grande,nuk e ka bërë të ditur ende arsyen e largimit, por kjo nuk i ka penguar fansat ta marrin parasysh mungesën e saj. Emri i Grande filloi të bëhet trend në platformën e mediave sociale të premten pasdite kur ndjekësit e saj kuptuan se llogaria e saj “nuk ekzistonte”, sipas Twitter.

Përdoruesit treguan pamjet e një mesazhi që thoshte se faqja e Ariana-s nuk ekzistonte më. Fansat pyesnin se cila ishte arsyeja e largimit të papritur të Grandes. Disa pyesnin veten nëse mund të kishte ndodhur ndonjë sulm kibernetik, apo nëse Grande dëshiron një burim të ri të mediave sociale për të shpallur një projekt të ri. Cilado qoftë arsyeja, duket se ajo nuk do të dërgojë ndonjë përditësim përmes Twitter së shpejti.

Megjithatë, prania e trajneres së “The Voice” në mediat sociale nuk është zhdukur plotësisht. Grande ishte aktive në llogarinë e saj në Instagram sepse ao ndau disa postime promovuese për filmin e Netflix me titull “Don’t Look Up”, i cili u transmetua të premten me një këngë nga Grande dhe muzikanti “THE SCOTTS”, Kid Cudi.

Përveç kësaj, Grande ka postuar një urim për ndjekësit e saj në natën e Krishtlindjeve.

Gëzuar :), qëndroni të sigurtë dhe ju dua!

Grande pati një 2021 shumë të ngarkuar. Ajo u shfaq për sezonin e saj të parë si trajnere në “The Voice”, i cili transmetoi finalen e sezonit të 26-të më 14 dhjetor. Grande u martua gjithashtu në Los Angeles, me Dalton Gomez në muajin maj. Përveç kësaj, ajo lançoi edhe linjën e saj më të re të produkteve të kozmetikës.