Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Këngëtarja e njohur Perrie Edwards i thotë ‘PO’ propozimit për martesë!

Këngëtarja e njohur Perrie Edwards dhe futbollisti Alex Oxlade Chamberlain e kanë çuar në një nivel tjetër dashurinë e tyre disavjeçare. Me më shumë se 15 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Edward ka ndarë foto nga propozimi i ëmbël i partnerit të saj, Alex, i ulur në gjunjë duke i propozuar. Ndërkaq, ajo ka shkruar se:

Mbrëmë dashuria e jetës sime u ul në gjunjë duke më propozuar dhe unë thashë… “Po!”

https://www.instagram.com/p/Ce9LnnCrCcr/

Ylli i popit dukej e befasuar nga surpriza e futbollistit me unazën e diamantit në dorë. Rikujtojmë, se 28-vjeçarja dhe futbollisti i Liverpoolit janë në lidhje që nga viti 2016, ndërsa në gusht të vitit të kaluar, çifti mirëpriti djalin e tyre, Axel.

https://www.instagram.com/p/CV8yuAtMON8/

Rikujtojmë se Perrie ka qenë në një lidhje me ish-yllin e “One Direction”, Zayn Malik. Edwards tregoi asokohe për “Heart Radio” se kur Zayn vendosi të ndahej ajo mbeti në mes të katër rrugëve pasi jetonte në shtëpinë e këngëtarit dhe nuk kishte ku të shkonte tjetër.

Këngëtarja është shprehur se për muaj të tërë ka jetuar ku të mundej, sa tek shoqet e saj e sa tek familjarët pasi të zotërosh një shtëpi në Britaninë e Madhe kërkon kohë dhe procese të gjata ligjore. Edward dhe partneri i saj Chamberlin konfirmuan se ishin në lidhje në shkurt të vitit 2017.