Showbiz

Këngëtarja e njohur vendos të shes rezidencën e saj super luksoze!

Në mesin e disa rezidencave që ka, këngëtarja e njohur angleze, Adele, tashmë ka vendosur ta shes njërën prej tyre.

Prona e 32-vjeçares e cila ka pasuri prej 139 milionë dollarësh gjendet në Partridge Green, me një sipërfaqe të madhe përplot me gjelbërim. Ajo kishte jetuar në po të njëjtin vend në vitin 2012, ku debutoi me albumin e parë, duke pasur sukses të bollshëm.

Një vit më pas, Adele kishte ndërruar disa rezidenca me radhë, teksa këtë të fundit ka zgjedhur ta shes. Në krahasim me shumën që e kishte blerë, tashmë ka rënë në 6.5 milionë dollarë. Në të ka 10 dhoma, palestër, pjesa për të luajtur tenis dhe disa dhoma të tjera argëtimi.