Gossip Showbiz

Këngëtarja shqiptare shpërthen në lot teksa zbulon që keqtrajtohej nga i dashuri…

Ngjarja e ndodhur së fundmi në Ferizaj, ku bëhet fjalë për vrasjen e 18-vjeçares nga partneri i saj, i ka tronditur që të gjithë, jo vetëm një Kosovë të tërë por edhe Shqipërinë.
Pas kësaj ndodhie, shumë personazhe të njohur kanë reaguar duke dhënë mesazhe sensibilizuese, madje kanë ndarë dhe histori të tyre personale.
Një rast i tillë është këngëtarja kosovare, Ana Kabashi, e cila ishte e ftuar në një emision dhe aty rrëfeu një eksperiencë të trishtë që kishte ndodhur me ish-të dashurin e saj.

Teksa po fliste për rastin e Marigonës, ajo u përlot menjëherë dhe ndau një pjesë të shkurtër nga historia e saj e dashurisë.
Artistja refuzoi të futej në detaje, por përmendi se si ishte ‘verbuar’ nga dashuria, ku kjo ishte arsyeja se pse ajo duronte çdo veprim të keq të kryer nga i dashuri i saj.

Këngëtarja ka dhënë një mesazh ku tregon se askush nuk është vetëm dhe se ka djem plot të mirë që mund të të trajtojnë ashtu siç duhet.
Ajo i ka bërë thirrje vajzave që mos të shohin djemtë me zhinxhirë, pra varse të rënda sepse ata nuk dinë të trajtojnë femrat.

…kush ka qejf me u dashur me një njeri që nuk din me të trajtua, ose ku e din ti, ajo është ndjenjë dhe nuk të jep ty të drejtë me e mbyt dikë