Lifestyle Love & Sex

Keni bindur veten se me këto veprime partneri nuk ju dashuron më?! Ne themi ta mendoni përsëri!

E ku ekziston marrëdhënia perfekte në ditët e sotme?! Me siguri edhe ju që po e lexoni këtë artikull, jeni duke debatuar me partnerin/en, keni disa kohë që nuk flisni ose jeni ndarë përfundimisht për shkak të disa keqkuptimeve. Faji i kujt mbetet?! Këtë ne nuk e dimë ama dimë t’ju themi disa raste kur partneri/ja nuk ka aspak qëllime të këqija kur ju kritikon, por kërkon më të mirën nga ti. Njihuni me to:

1.Predikimi i vazhdueshëm

Po, kjo është e bezdisshme. “Mund të bësh këtë. Mund të bësh atë.” Por, a tregon vërtet se partneri është i pakënaqur me ty? Shikojeni në një tjetër këndëveshtrim. Ndoshta ata janë të sigurt që ju jeni të aftë për më shumë, ose mendojnë se ju nuk keni treguar 100% talentin tuaj të vërtetë.

2.E vërteta

Jini të ndershëm: kur ju bëni një pyetje, a doni të dëgjoni përgjigjen e vërtetë apo thjesht dëshironi të konfirmoni se keni të drejtë? Është shumë e rëndësishme t’i përgjigjeni vetes njëherë, në mënyrë që të mos gjeni synime të këqija tek përgjigjet e drejtpërdrejta të të dashurit tuaj.

3.Mos e mendoni ftohjen e partnerit si ndarje

Partneri mund të ketë disa probleme dhe kërkon të marrë pak kohë për zgjidhjen e tyre. Mos e mendoni gjithmonë këtë ftohje si fundin e marrëdhënies tuaj. Thjesht jepini pak kohë.

4.Ka pakënaqësi me pamjen tuaj

Thellë brenda nesh çdo njeri ka nevojë për komplimente për ta bindur se duket shumë bukur. Nëse partneri/ja fillon të shtojë pak peshë dhe këtë gjë ia vë në dukje, jo domosdoshmërit duhet ta merrni si vërejtje. Duhet ta shikoni si një përkujdesje nga ana e tij/saj.

5.Shpenzoni pak kohë së bashku

Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm, kanë interesa dhe preferenca të ndryshme. Nëse partneri është tifoz i peshkimit dhe entuziast i natyrës, ndërsa juve ju pëlqen bowling dhe takimet e zhurmshme, mos e merrni për keq kur ai nuk ju fton. Ai thjesht e kujton se sa jeni mërzitur herën e fundit kur e shoqëruat dhe po përpiqet të shmangë pikërisht këtë.

6.Largimi pas grindjeve

Të gjithë njerëzit grinden herë pas here. Është normale. Por nuk është normale të presësh që partneri të vrapojë për t’u pajtuar menjëherë. Ne të gjithë kemi nevojë për kohë për t’u qetësuar, për të marrë në konsideratë ndjenjat tona dhe fjalët që kemi thënë. Kjo është një domosdoshmëri, jo një dëshirë për ta dëmtuar atë edhe më shumë.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se nëse jeni një person që puthni shpesh, duhet të dini se ky akt është shumë i mirë për shëndetin tuaj. Sipas disa studiuesve, gratë që puthen shpesh, humbasin peshë shpejt. Në fakt, kjo mund të sjellë disa përfitime si fizikisht ashtu edhe mendërisht për të gjithë ne. Sipas disa shkencëtarëve procesi i puthjes djeg dhjamin si pasojë e kalorive që harxhohen në këtë gjë që etiketohet si një aktivitet fizik normal.

Marrëdhënia seksuale nga ana tjetër është një nga këto momente që e lidh dhe e përforcon më shumë lidhjen e një çifti dhe megjithëse është e bukur dhe magjike në të njëjtën kohë ka disa rregulla që nuk zbatohen dhe kështu që mos u habisni kur të fillojë të ketë ‘krisje’ në raportin tuaj. Njihuni në këtë link me katër veprime të cilat është mirë t’i shmangni pas seksit, sepse mund të shkatërrojnë gjithçka të bukur që keni kaluar së bashku.