Lifestyle

Keni dëgjuar ndonjëherë për amnezinë e fëmijërisë?! Ja çfarë duhet të dinë prindërit e rinj…

A e keni pyetur ndonjëherë veten pse fëmija juaj nuk do të kujtojë të ketë hedhur hapat e parë apo të festojë ditëlindjen e dytë? Arsyeja për këtë është një fenomen i njohur si amnezia e fëmijërisë ose infantile, humbja e natyrshme dhe graduale e kujtimeve nga vitet e para të jetës. Amnezia e fëmijërisë është normale.

Në fakt, nëse përpiqeni të kujtoni përvojat tuaja të të qenit parashkollor, ndoshta mund të krijoni vetëm imazhe të mjegullta. Psikologët besojnë se amnezia e fëmijërisë është një pjesë normale e zhvillimit të trurit dhe se kujtimet që nuk ritregohen dhe forcohen në mënyrë të përsëritur humbasin me kalimin e kohës.

Pse i humbasim kujtimet e fëmijërisë?

Kur flasim për kujtesën, zakonisht i referohemi aftësisë për të kujtuar përvojat e jetës. Të njohura si kujtime episodike, këto përfshijnë hipokampusin, një pjesë e trurit që gjendet në lobin temporal, i cili nuk është zhvilluar plotësisht në lindje. “Hipokampusi duhet të jetë gati rreth moshës 4 vjeçare dhe kjo është zakonisht kur fëmijët fillojnë t’i kujtojnë gjërat vazhdimisht,” thotë Rachael Elward, Ph.D., një eksperte në neuroshkencën konjitive të kujtesës.