Lifestyle

Keni dëgjuar për 5 idetë që mund t’ju ndryshojnë mënyrën e të menduarit dhe të parit të gjërave?

Çdokush nga ne kërkon sukses edhe pse e dimë se nuk është e lehtë për t’u arrirë. Por, e keni menduar ndonjëherë se gjithçka fillon nga mendja jonë dhe mënyra si veprojmë në përditshmërinë tonë ajo që na bën të jemi të suksesshëm. Shpesh kur nuk dimë se si ta arrijmë këtë sukses, “kërkojmë ndihmë” te historitë e njerëzve të suksesshëm apo manifestojmë mendime të ndryshme.

Më poshtë do t’ju tregojmë 5 ide (ose ligje) që mund t’ju ndryshojnë mënyrën e të menduarit dhe parit të gjërave.

1.Ligji i Murphyt: 

Sa më shumë të kesh frikë nga diçka, aq më shumë do të ndodhë. 

Shpesh na ndodh që gjërat që na shqetësojnë apo kemi frikë t’i humbasim t’i mendojmë shumë shpesh. Sa më shumë të tërheqim këtë energji dhe të ndihemi të frikësuar aq më shumë ka mundësi që të ndodhë ajo që i druhemi.

2.Ligji i Kidlinit

Nëse mund ta shkruash problemin qartë, atëherë është gjysmë i zgjidhur. 

Shpesh na ndodh të mos e zgjidhim dot një shqetësim tonin thjesht për faktin se ne nuk e dimë realisht se çfarë na shqetëson. Për sa kohë kemi mendime të ngatërruara dhe nuk e dimë qartë se çfarë na mundon nuk mund të gjejmë zgjidhjen pa ditur problemin. Ndaj, nëse mund ta shkruash qartë dhe ta kuptosh në të vërtetë, je tanimë edhe në rrugën e zgjidhjes.

3.Ligji i Gilbertit

Problemi më i madh në punë është se askush nuk të thotë se çfarë të bësh. 

Gjithkujt i nevojitet një krah ku të mbështetet apo dikush që t’i tregojë rrugën e duhur. Por, në momentet kur ti je i vetëm dhe askush nuk të ‘udhëzon’ se çfarë të bësh, duhet ta marrësh vetë timonin e jetës tënde, sidomos në marrëdhënie pune ku ‘lufta’ është shumë e ftohtë.

4.Ligji i Walsonit

Nëse çdoherë e vendos në vend të parë informacionin dhe inteligjencën, atëherë paratë do të vijnë.

Shpesh na ndodh të mendojmë për përfitimet që do të na japë një punë e jona para se sa të mendojmë se si do ta bëjmë sa më mirë atë punë. Kriteret kryesore për ta bërë ashtu siç duhet janë duke vendosur të parën inteligjencën dhe informacionin. Nëse i vendosim në punë këto siç duhet, frytet janë të sigurta.

5.Ligji i Falklandit 

Kur nuk duhet të marrësh një vendim, atëherë mos merr vendim. 

Kur gjendemi në situata të vështira, gjithmonë kërkojmë nga vetja të marrim një vendim për të zgjidhur situatën duke harruar se jo çdo gjë ka nevojë për zgjidhje. Disa gjëra thjesht rrjedhin. Ndaj herën tjetër, nëse një vendim nuk është i domosdoshëm shmangeni atë.

https://www.tiktok.com/@plan.milioneri/video/7052740536536534278?_d=secCgwIARCbDRjEFSACKAESPgo8L%2F6mipZNM4sfKVbg8BZ7JbbT1aDaoX3hsWXYsD2MoxN5MMmgx952N6MhUPAixVTOVFgDjx%2B%2BLja1o6VjGgA%3D&checksum=a7711ec159715245ea82d2b0a61f60398a7f7e4cfb4adbb755d25a1aa61602c0&language=en&preview_pb=0&sec_user_id=MS4wLjABAAAATS4wrXyhmZwWVUNAADTTgVzfzYkKaNCQbKpcfxPfTR-l6wB34SGM91gYWickMgZQ&share_app_id=1233&share_item_id=7052740536536534278&share_link_id=4FEE8943-6726-4CCC-AB2E-14EC1D0189A5&source=h5_m&timestamp=1642798623&tt_from=whatsapp&u_code=db2l9la2285gfe&user_id=6796327039441765381&utm_campaign=client_share&utm_medium=ios&utm_source=whatsapp&_r=1