Fashion

Keni dëgjuar për koleksionin më të ri ‘Gucci Diana’ nga gjiganti i modës?

Frymëzuar nga fotografitë me fokus veprimet e njerëzve magjepsës, teksa jetojnë ditët e tyre, Gucci sjell imazhe të ndritshme që portretizohen në çantën e re ‘Gucci Diana’ të kapura si skenarë jashtë hotelit “The Savoy” në Londër ku themeluesi Guccio Gucci punonte si ‘djali i ashensorit’ (liftboy) në rininë e tij.

Gucci Diana është imagjinuar me një rrip lëkure në ngjyrë neoni, i cili mund të hiqet sipas dëshirës.

Alessandro Michele eksploron konceptin e mishërimit në linjën e re, e cila është krijuar për të evokuar një qëndrim estetik, por edhe një ‘attitude’. Në buzë të frymëzimit, ai bën një hap përtej në një vështrim mbi ndikimin e gjerë që një person ka patur ndër breza dhe kultura.

Gucci Diana është reflektim i një epoke të caktuar – madje edhe silueta e saj bën jehonë një moment në të cilin veshjet praktike zunë një vend të rëndësishëm në garderobë. Ajo përfaqëson nocionin e stilit në evolucion të vazhdueshëm, që përshtatet në mënyrë të përkryer me sofistikimin.

Mesazhi që ky koleksion mbart është liria dhe përfaqësimi i modës si një medium i fuqishëm për të shprehur veten.