Tech

Keni humbur sensin e kohës duke qëndruar me orë të tëra në Instagram?! Rrjeti social ka menduar diçka për ju!

Shefi i Instagramit, Adam Mossari ka konfirmuar se platforma po teston opsionin e shumëpritur “Pushoni pak”. Ky është një opsion që do t’iu kujtojë përdoruesve se po kalojnë shumë kohë duke përdorur rrjetin social.

Opsioni është menduar pikërisht për atë që mund të supozoni. Nëse e aktivizoni, do t’ju inkurajojë të bëni një pushim nga Instagrami pasi të keni kaluar pak kohë duke përdorur aplikacionin, 10, 20 ose 30 minuta. Opsioni është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për t’u dhënë njerëzve më shumë kontroll në Instagram. Përfundimisht do të dini se çfarë është më e mira për ju kur bëhet fjalë për mënyrën se si e përdorni aplikacionin.

Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se përdoruesit do të kenë mundësinë për të aktivizuar opsionin, por gjithashtu do të marrin njoftime për t’i këshilluar ata. Testimi i “Take a Break” vjen në një kohë presioni mbi Instagram dhe kompaninë mëmë Meta (ish Facebook) pasi sinjalizuesi Frances Haugen dëshmoi para Kongresit për një studim të brendshëm që tregoi se Instagram mund të ketë një efekt negativ në shëndetin mendor të të rinjve.

Kjo pasi “The Wall Street Journal” zbuloi se studiuesit e Facebook kanë gjetur vazhdimisht se platforma është toksike, sidomos për vajzat adoleshente. Gazeta raportoi se studiuesit në Facebook, i cili bleu Instagramin në 2012-ën, kanë kryer studime gjatë tre viteve të fundit se si aplikacioni ndikon në miliona përdorues të rinj.

Hulumtimi tregon se platforma mund të dëmtojë shëndetin mendor dhe imazhin e trupit, veçanërisht tek vajzat adoleshente. Një studiues duke përmbledhur kërkimet në lidhje me vajzat adoleshente që përjetojnë këto probleme tha për “The Journal” se:

Një në tre vajza adoleshente i përjetojnë keq çështjet e imazhit të trupit.

Në botën e sotme dinamike, përdoruesit e internetit duhet të dinë si të qëndrojnë të sigurt dhe të mbajnë larg hakerat kibernetikë. Por kjo nuk është e lehtë këto ditë me mënyra të tilla në dukje të pafundme që hakerat dhe mashtruesit të kenë qasje në informacionin tuaj personal ose të vjedhin identitetin tuaj. Fatmirësisht, nuk duhet të jesh një magjistar kompjuteri për të mbajtur veten të sigurt. Ju njohim me disa këshilla në këtë link për t’ju ndihmuar që të qëndroni më të sigurt në internet.