Celebrities Food & Drink

Keni në plan të gatuani biskota vegane? Recetën e detajuar jua sjell Billie Eilish!

Bukuroshja 19-vjeçare Billie Eilish së fundmi ka vendosur që përveç talentin të saj për muzikën apo edhe në shumë fusha të tjera të artit, të shfaqë një tjetër talent. Askujt nuk do t’i kishte shkuar në mendje se Billie di të gatuajë. Gjatë kësaj kohe ajo ka postuar disa herë receta të ndryshme gatimi.

Herën e parë bëhej fjalë për makaronat ‘noodle’ dhe mënyrën se si ajo i përgatiste ato. Këtë herë është radha e biskotave vegane. Në InstaStory-t e saj fituesja e shumë çmimeve ‘Grammy’ ka treguar hap pas hapi të gjithë procedurën se si t’i përgatisim. Ndoshta ky mund të jetë edhe fillimi i diçkaje të re dhe shumë të bukur. Vlen për t’u theksuar gjithashtu se biskotat kanë edhe çokollatën më të re të saj që gjithashtu është vegane. 

1. Fillojmë duke ngrohur sobën në 180°C dhe më pas në një enë shtoni sheqerin kaf dhe më pas gjalpin e kikirikut dhe miksojini së bashku për 1 minutë. Pas përzierjes shtoni 2 lugë ekstrakt vaniljeje dhe vazhdoni t’i përziejeni sërish për 30 sekonda.

2. Tani është koha të meremi me përbërësit e thatë. Përgatisim miellin nga tërshëra dhe më pas i shtojmë tek ena e mëparshme.

3. Pasi i kemi shtuar të gjithë përbërësit duhet që të hedhim edhe 1 gotë qumësht nga bajamet dhe disa copa çokollate.

4. Të gjithë masën e krijuar e ndajmë në copa të vogla dhe i japim formë me pirun. Pastaj i vendosim në furrë për 12 minuta. Pas pjekjes së tyre shtojmë edhe një copë çokollate vegane të Billie-t mbi secilën biskotë.