Food & Drink Health & Beauty

Keni nevojë për më shumë energji? Provoni këto 5 ushqime të pasura me vitaminë B12!

A e dini se vitamina B12 shpesh quhet “vitamina e energjisë”? Jo vetëm që vitamina B12 është thelbësore në mbajtjen e gjakut dhe qelizave nervore të shëndetshme, por është gjithashtu e përfshirë në prodhimin e ADN-së. Kjo do të thotë se është pjesë e materialit që përbën çdo qelizë të trupit tuaj.

Konsideroni të shtoni këto pesë ushqime në vaktet tuaja për të rritur natyrshëm marrjen e vitaminës B12. Produktet ushqimore të mëposhtme përmbajnë të gjitha 20% ose më shumë të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminës B12. Kështu ju mund të rrisni nevelet e energjisë dhe të siguroheni që po konsumoni një dietë të pasur me plot vlera ushqyese.

1. Majaja e birrës

Majaja e birrës përmban vitaminë B12 rreth 346 deri në 1000% të vlerës ditore. Ndërsa sasia ndryshon nga marka në markë, pa diskutim që ia vlen të shtoni pak maja në makaronat, kokoshkat dhe salcat tuaja për të ndihmuar në shtimin e marrjes së vitaminës B12 në mënyrë natyrale.

2. Salmoni

Salmoni nuk përmban vetëm omega-3 por është i pasur me plot vlera të tjera ushqyese. Një ndër to është edhe vitamina B12. Salmoni gjithashtu përmban vitaminë D, një lëndë ushqyese e rëndësishme e nevojshme për të mbajtur kockat tuaja të shëndetshme. Ndërsa salmoni vjen në një larmi opsionesh të përshtatshme, nga i tymosur dhe i ngrirë, në frigorifer tek i gatuar dhe i konservuar, ka shumë mënyra për të shtuar më shumë salmon në dietën tuaj.

3. Mish viçi pa dhjamë

Së bashku me një sërë vlerash ushqyese të tjera të rëndësishme, një porcion mish viçi përmban rreth 100% të vlerës ditore vitaminë B12. Për individët që luftojnë për të marrë mjaftueshëm vitaminë B12, hekur, zink dhe proteina në dietat e tyre, mishi i viçit pa dhjamë është ushqimi që ju jep shumë energji dhe vlera ushqyese. Është i lehtë për t’u përgatitur dhe kombinohet mjaft mirë me ushqime të tjera të pasura me lëndë ushqyese, si frutat dhe perimet.

4. Qumështi i lopës

Nëse nuk keni një alergji ose preferencë të stilit të jetesës, nuk ka asnjë arsye për të larguar qumështin e lopës nga dieta juaj. Është i pasur me vitaminë B12 ose ndryshe përmban rreth 54% të vlerës ditore. Qumështi i lopës luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave, si dhe në rregullimin e presionit të gjakut.

5. Drithërat e fortifikuara

Drithërat e fortifikuara janë të pasura me vitaminë B12. Ato kanë një balancë të shkëlqyer të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave. Një porcion prej një e gjysmë filxhani me drithëra, siguron rreth 25% të vlerës ditore të vitaminës B12. Bashkoni drithërat me qumështin e lopës dhe do të merrni një dozë të dyfishtë të vitaminës B12. Ndërsa ka një shumëllojshmëri të drithërave të fortifikuara, zgjidhni një produkt që përmban sheqer të shtuar minimal, ashtu si tërshëra.