Health & Beauty Lifestyle

Keni probleme me lëkurën e fytyrës?! ‘Fajin’ për këtë e ka celulari që nuk e hiqni një minutë nga dora!

Sipas një studimi të kryer në vitin 2017, celularët kanë 10 herë më shumë baktere se një ulëse tualeti. Epidemiologët theksojnë se për shkak se ne i mbajmë celularët kudo, edhe në situata ku mund të mos i lajmë duart, ato janë të mbushura me baktere. Kështu, sipërfaqet e tyre mund të mbajnë viruse të ndryshme.

Studiuesit vënë se ne i prekim telefonat tanë rreth 2000 herë në ditë. Mund ta prekim celularin në fytyrë për të folur, ose ta prekim fytyrën me duart që e mbajnë. Ky hulumtim tregon se celularët kanë rreth 11,000 mikroorganizma, duke përfshirë të paktën 5,000 baktere, 220 viruse dhe organizma të tjerë të lidhur.

Përveç kësaj, ato mund të strehojnë organizma alergjikë. Këto janë të lidhura me astmën dhe alergjitë e tjera. Megjithatë, të gjithë këta organizma mund të krijojnë një problem për lëkurën tonë. E gjithë kjo papastërti, kur bëhet fjalë për fytyrën tonë, mund të krijojë nga alergjitë, edhe puçrra. Shkencëtarët thonë se duhet të jemi të kujdesshëm dhe të pastrojmë sa më shpesh celularët. Nëse jeni jashtë, mund të përdorni peceta antiseptike dhe sigurisht, mos harroni të lani duart dhe mos prekni fytyrën.

Ndërkaq, a e karikoni shpesh celularin në makinë?! Ky veprim nuk është një zgjidhje e mirë për jetëgjatësinë e baterisë së celularit. Duhet të kuptoni që portat USB janë krijuar për punë që nuk kërkojnë shumë energji dhe nuk kërkojnë transmetim të vazhdueshëm të energjisë, si për shembull luajtja e muzikës në pajisjet e vjetra MP3. Telefonat celularë e “shohin” këtë lloj transferimi të energjisë elektrike të dëmshme.