Lifestyle Love & Sex

Keni tradhëtuar dhe keni “thyer” besimin e partnerit/es?! Ja çfarë të bëni për t’u rikthyer sërish bashkë…

Të tradhëtoni njeriun që dashuroni asnjëherë nuk është e lehtë por ndonjëherë gjërat thjesht ndodhin dhe ju më pas pendoheni. Kjo gjë padiskutim që të shkakton ndjenja të çuditshme dhe ndihesh gjatë gjithë kohës i/e shkatërruar emocionalisht. Por pa panik, ka disa gjëra që mund të bëni nëse “thyeni” besimin e partnerit/es dhe sipas disa ekspertëve në “Psychology Today” janë pikërisht këto:

1.Largohuni vetë pa u zbuluar.

Kjo shpëton një nivel besimi që do të shkatërrohej nëse prisni derisa ai/ajo ta zbulojë.

2.Përkushtohuni për ndershmëri të plotë në të ardhmen.

Ju do të duhet të provoni përsëri se jeni i besueshëm.

3.Përgjigjuni çdo pyetjeje që mund të bëjë.

Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme. Edhe nëse mendoni se pyetja është marrëzi ose e përsëritur, përgjigja është e nevojshme për t’i ofruar sigurinë e munguar partneres-it.

4.Dëgjoni ndjenjat e saj/tij, pa i kundërshtuar ato.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të pajtoheni, por lejoni partnerin tuaj të thotë se si ndihet pa i thëne se pse nuk duhet të ndihet kështu.

5.Jini të durueshëm dhe më pas bëni durim edhe më shumë.

Kjo është pjesa e dytë më e rëndësishme e procesit. Është e lehtë të mendosh se pasi të kesh kërkuar falje, që gjërat janë më mirë. Por mund të zgjasë shumë më shumë sesa mendoni që personi që keni tradhtuar të ndihet vërtet më mirë dhe ju duhet ta kuptoni këtë.

6.Kapërceni justifikimet dhe pranoni përgjegjësinë.

Ekspertët thonë se mund të shpjegoni disa faktorë më vonë, por të paktën në fazat fillestare, mos u përpiqni ta justifikoni ose shpjegoni.

7.Qëndroni të fokusuar në rimëkëmbjen.

Koha dhe përpjekja për të rikthyer besimin, do ta bëjnë marrëdhënien tuaj më të fortë në fund. Siç thotë shprehja, të gabosh është njerëzore, por ta kompensosh atë pa ‘u fshehur’ është hyjnore.

Edhe marrëdhëniet më të lumtura ndonjëherë janë të vështira për t’u mbajtur. Njerëzit kanë pikëpamje të ndryshme për gjërat, të cilat mund të çojnë në keqkuptime. Megjithatë, ka edhe shumë gjëra më delikate që duken të padëmshme, por ato mund të shkatërrojnë marrëdhënien tuaj pa e vënë re ju. Këto janë, përshembull, detaje të vogla si thashethemet ose largimi nga shtëpia pa thënë lamtumirë. “Bright Side” ju tregon 8 zakonet që duhen hequr nëse doni një marrëdhënie të shëndetshme. Zbulojini në këtë link.