Lifestyle

Keni vënë re ndonjë sjellje të çuditshme tek partneri juaj?! Ky veprim tregon se po ju tradhton!

Në përgjithësi, tradhtia mund të përkufizohet si emocionale ose seksuale ndaj partnerit tuaj me të cilin jeni në një marrëdhënie. Ndërkaq, a keni menduar ndonjëherë nëse personat që tradhtojnë kanë ndonjë sjellje karakteristike? Një faqe takimesh bëri një sondazh, i cili tregoi se 61% e personave që kishin tradhtuar, nga 1400 të anketuar pranojnë se nuk janë të afërt me prindërit e partnerit të tyre.

Pra, nëse gjysma juaj më e mirë shmang mbledhjet familjare, arsyeja mund të jetë një ndërgjegje jo e pastër. Terapistja e çifteve dhe autorja e librit “The New Monogamy: Redefining Your Relationship After Infidelity”, Tammy Nelson tha:

Mbajtja e distancës nga prindërit e partnerit mund të jetë tregues i mosinteresimit për martesën ose të paktën për respektimin e monogamisë.

Rikujtojmë, se tradhtarët kanë më shumë gjasa të fillojnë një lidhje tani në shtator, në krahasim me çdo muaj tjetër. Tradhtia rritet me 22% në fillim të vjeshtës, pasi njerëzit e pakënaqur në marrëdhënie duket se fillojnë të kërkojnë partnerë të rinj. Studimi, i kryer nga ‘IllicitEncounters’, zbuloi se 32% e grave dhe 34% e meshkujve thanë se vera e tensionon marrëdhënien e tyre.

Gjithashtu, studimi zbuloi se shtatori njihet si muaji më për tradhtinë bashkëshortore, duke tejkaluar janarin. Përfundimi i punës nga shtëpia është një tjetër faktor në rritjen e tradhtive në vjeshtë. Një e pesta e meshkujve (21%) dhe një numër i ngjashëm grash (19%) thanë se kishin më shumë gjasa të tradhtonin kur ishin kthyer në zyrë. Fatkeqësisht, përveç lidhjeve perfekte, ka edhe lidhje mes 12 shenjave të horoskopit që tradhtia është e sigurt. Sipas ekspertëve, janë gjashtë kombinime të tilla që shkalla e mashtrimit të një partneri arrin një përqindje të frikshme prej 90%.