Celebrities Gossip Showbiz

Këpucët ‘e parehatshme’ të Arbana Osmanit paskan kushtuar…

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

E padyshim, e shumëpërfolur është edhe një nga prezantueset më të dashura nga publiku prej vitesh tanimë, Arbana Osmani. Atë e shohim çdo të martë dhe të premte në ekranin e Top Channel. E jo vetëm spektakli e banorët, por të gjithë që marrin pjesë në këtë ‘reality-show’ janë mjaft të përfolur dhe nën vëzhgimin e syrit kritik të ndjekësve.

Arbana në çdo dalje të sajën, padyshim shfaqet shumë e kuruar e nuk mundet t’i shpëtojë analizave rreth veshjes. Mbrëmjen e spaktkalit të djeshëm, teksa Einxhel u ankua për takat e parehatshme, Arbana i tregoi se të sajat janë edhe më shumë. Por, sa kanë kushtuar këto taka të parehatshme me platformë që Arbana mbante veshur? Plot 1.100 dollarë.

Kujtojmë se Arbana e ka nisur rrugëtimin e saj në Top Albania Radio por më pas ajo ka arritur që ta fitojë dashurinë e dhe admirimin e publikut shqiptar me projektet të cilat ka qenë pjesë. Sidomos tani që ajo vjen më pranë nesh çdo të martë dhe të premte me spektaklin “Big Brother VIP”.

Vlen për t’u përmendur gjithashtu se familja e madhe e “Top Media” festoi 20- vjetorin e Top Channel në një mbrëmje madhështore. Gjatë mbrëmjes nuk mund të mungonin edhe fjalët e moderatores:

Sot kam gjithë ditën që jam shumë emocionale, sepse kam kujtuar momentet e mia më të bukura gjatë këtij rrugëtimi 20 vjecar. Jam e lumtur që kam qenë këtu që nga fillimi; kam qenë fëmijë kur kam filluar punë në TOP, tani kam dy fëmijë por pasioni për punën në këtë television, në këtë institucion është njësoj si në ditën e parë.