Bota

Kërkohet shtyrja e gjyqit ndaj ish-Presidentit Trump!

Republikanët në Senatin Amerikan iu kërkuan demokratëve të shtyjnë deri në shkurt, fillimin e gjyqit të ish-Presidentit Trump, për t’i dhënë kohë që të përgatisë mbrojtjen. Trump akuzohet për nxitje të kryengritjes, pasi më 6 janar, mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kongresit, në përpjekje për të mos lejuar certifikimin e fitores së Biden-it.

Pasi 5 persona humbën jetën, mes tyre një polic, Dhoma e Përfaqësuesve votoi për fajësimin e ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë. Por, fjalën e fundit e ka Senati që tashmë kontrollohet nga demokratët ndonëse nuk mund ta dënojnë ish-Presidentin pa votat e të paktën 17 republikanëve.

Trump është i vetmi President amerikan ndaj të cilit janë ngritur akuza dy herë, dhe gjyqi i tij në Senat do të jetë i vetmi që ka ndodhur ndonjëherë pasi një President është larguar nga detyra.