Aktualitet

Kërkoi të dalë nga regjimi 41-Bis, GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Çekajt!

Gjykata e Posaçme ka rrezuar kërkesën e Arbër Çekajt për lirim nga regjimi i posaçëm 41Bis.

SPAK ka argumentuar se Çekaj qëndron në këtë regjim për shkak të tentativës së arratisjes.

Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kg kokaine, është mbyllur në regjimin e posaçëm 41 Bis në nëntor të 2021-it, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme SPAK, e miratuar edhe nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Aktualisht në regjimin e posaçëm 41-bis janë Arbjon Aliko, Genci Balla, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqje dhe katër të dënuarit e rinj Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rraja dhe Arbër Çekaj.