Travel

Kërkoni të udhëtoni në Britaninë e Madhe?! Fillimisht njihuni me rregullat e hoteleve!

A do të qëndrojnë të hapura hotelet gjatë pandemisë? Britania e Madhe është në bllokim deri në mes të shkurtit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Por cilat janë rregullat e një hoteli gjatë kësaj përiudhe? Të gjithë hotelet, dhe format e tjera të akomodimit nuk lejohen të hapen për klientët. Përjashtimi i vetëm është për njerëzit që janë vetë-izoluar ose për këdo që do të ishte i pastrehë.

Qeveria do të rishikojë bllokimin në mes të shkurtit, megjithëse ajo mund të zgjatet deri në mars. Këshillat qeveritare shpjegojnë:

Ju nuk mund të largoheni nga shtëpia juaj ose nga vendi ku jetoni për pushime ose qëndrime brenda natës nëse nuk keni një justifikim të arsyeshëm për ta bërë këtë.

Kjo do të thotë që pushimet në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë të lejuara. Hotelet mund të qëndrojnë të hapura vetëm për arsye të caktuara, si për këdo që nuk ka strehim, kërkon të vetë-izolohet ose dikush që nuk mund të kthehet në shtëpinë e tij. Udhëtimet jo-thelbësore janë të ndaluara deri në muajin tjetër.

Hotelet gjithashtu do të duhet të mbyllin restorantet e tyre deri në orën 11:00 por përsëri mund të ofrojnë shërbim në dhomë. Nëse keni rezervuar për të qëndruar me njerëz që nuk janë të familjes tuaj, duhet të kontaktoni me hotelin.