Aktualitet

Kërkuan rritje pagash, Ministrja e Arsimit pret pedagogët në zyrë!

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka pritur në një takim përfaqësuesit e sindikatës së punonjësve të universiteteve. Ky takim vjen pas kërkesave të pedagogëve për rritje të pagës.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pas ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Ata kanë paralajmëruar se do të ndërpresin mësimin nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh. Pedagogët i lanë afat qeverisë deri më 5 tetor, në të kundërtën do të vijojnë protestat dhe pritet të bojkotojnë mësimin.

Pas takimit, pedagogët njoftuan se nuk është rënë dakord për rritjen e pagave, por disa prej kërkesave të tyre do të shqyrtohen.

“Në momentin që di kuptohet që synimi i kërkesave tona është synimi për një arsim të lartë cilësor, që studentët të studiojnë në Shqipëri. Ne në kërkesat tona kamë qenë minimaliste, megjithëse ministria pre. Jemi në pritje të një feedback për kërkesat që ramë dakord me ministrinë. Nuk mbettë gjë tjetër veçse të vazhdojmë protestat, protesta e 5 tetorit nuk anulohet. Për rritjen e pagës nuk është arritur një dakordësi. 180 euro ministrisë i duket hataje, ne 200 euro na duket tallje.

Ramë dakord në lidhje me transparencën te U-transprenca të shpenzimeve të universiteteve. Premtoi që do u kërkojë universiteteve me shkresë që qytetarët të kenë njohuri sesi shpenzohen paratë publike. Për pikën në lidhje me doktoraturat, me kushte për të marrë titullin profesor. Mund të rregullohet se është një non sens. Ramë dakord për një rikonceptim të orës mësimore. U ra dakord që do analizohet në tërësi që të mund të vihet një koeficient. 23% që i është vënë për tatim. Ministrja tha se do rakordohej me rektoratet”, tha një pedagog.