Celebrities Film & Tv Showbiz

Kerry Washington rikujton përzemërsisht Michael K. Williams në ceremoninë e “Emmy Awards”!

Gati dy javë më parë, u bë publik lajmi për vdekjen e Michael K. Williams. Aktori 54-vjeçar, i njohur për rolet e tij në serialin “The Wire” dhe “Lovecraft Country”, ndërroi jetë për shkak të mbidozës. Shumë kolegë dhe aktorë të tjerë rikujtuan Williams, përfshirë kolegen e tij në “Lovecraft Country”, Jurnee Smollett. Michael gjithashtu u nderua në “Emmy Awards”, ku u nominua si “aktori mbështetës më i mirë në një serial”. Çmimi i shkoi aktorit Tobias Menzies, i cili luajti rolin e princit Filip në serialin “The Crown”.

Michael, më herët ishte nominuar katër herë, në shfaqjen e çmimeve për rolet e tij në “When They See Us”, “Vice”, “The Night Of ” dhe “Bessie”. Në fjalimin e saj hyrës, aktorja Kerry Washington foli gjithashtu për aktorin e ndjerë, ku u shpreh se:

Michael ishte një aktor i talentuar, i shkëlqyer dhe një njeri shumë bujar që na la shumë shpejt. Michael, unë e di që ti je këtu dhe këtë nuk do ta humbisje kurrë. Përsosmëria dhe arti yt do të qëndrojë gjatë pranë nesh. Ne të duam.

Aktorja brikatike, Wunmi Mosaku, e cila gjithashtu ka luajtur në serialin “Lovecraft Country” rikujtoi të ndjerin Williams, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku shkruan se:

Michael ishte një njeri me zemër të pastër. Një zotëri i qetë, që e dua shumë dhe do të më mungojë shumë. Duke i dërguar gjithë dashurinë time familjes dhe miqve të tij, më lejoni të them me zë të lartë dicka nuk e kam thënë kurrë. Jam mirënjohëse që jam rritur dhe kam mësuar së bashku me ju të gjithë, t’ju shikoja të gjithëve ju që ecnit në qëllimin tuaj ishte një privilegj i madh.

Rikujtojmë se, eventi më i madh dhe më i rëndësishëm “Emmy Awards” është zhvilluar për të 73-in vit radhazi. Në këtë ngjarje madhështore, e cila u zhvillua në Los Angeles dhe u transmetua drejtpërdrejt në ‘CBS’ dhe ‘Paramount+’,  të gjithë yjet nga bota e televizionit u përpoqën që të arrinin dhe të merrnin në shtëpi çmimin e dëshiruar.

Gjithashtu, aktorja e njohur, Kate Winslet, u shfaq e lumtur në eventin “Emmy Awards” pasi fitoi çmimin si “aktorja kryesore më e mirë”, për performancën e saj në serialin “Mare of Easttown”.