Celebrities Gossip Showbiz

Kësaj i thonë të bësh famë në kurriz të tjetrit, ju prezantojmë me sozinë e reperit Mozzik!

Së fundmi, djali i cili është një kopje identike e reperit të njohur Mozzik ka marrë një vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Djali nga Gjilani quhet Herolindin dhe jeton në Paris. Herolind Isufi është vënë re nga ndjekësit në Tik Tok, për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike që ka me artistin kosovar.

Së fundmi, në një intervistë Herolindi është shprehur se është i ndërgjegjshëm për ngjashmërinë që ka me reperin dhe i pëlqen kjo gjë.

Fama që kam marrë në rrjete sociale më ka bërë të ndihem shumë mirë. E vlerësoj faktin që njerëzit më thonë se je si Mozzik, ngjajmë shumë është e vërtetë. Çdo ditë marr mesazhe në lidhje me ngjashmërinë time me Mozzik-un.

Herolindi shtoi se ende nuk ka pasur rastin ta takojë reperin, por shprehu dëshirën që kjo gjë të ndodhë.

Së fundmi, Mozzik është duke publikuar këngët e albumit “No Rich Parents” në bashkëpunim me ish-partneren e tij Loredana. Megjithatë, jo vetëm kjo është surprizë, por mënyra se si Mozzik e ka bërë këtë me dije është tepër e veçantë dhe kjo nuk është çudi kur bëhet fjalë për reperin.

Rikujtojmë, se këtë herë gjërat mes Mozzik dhe Loredanës pas shumë dramave morën fund me të vërtetë! Teksa të gjithë mendonin se ishte thjesht një lojë e dyshes për një publicitet të mirë të albumit, gjërat ishin komplet ndryshe.

Këtë e vërtetoi vetë reperja, me anë të një postimi ku u shfaq së bashku me Mozzik, duke zbuluar datën e lançimit të albumit të ri nga ish-çifti dhe ka thënë edhe disa fjalë shumë të ndjera rreth ndarjes së tyre.