Fashion Health & Beauty

Kësaj i thonë të eksperimentosh! Njihuni me trendin e flokëve që po bëhet viral…

Flokët “tie-dye” janë bërë virale në TikTok, kjo po ngjall dëshirën e shumë personave për eksperimentim.

Ndoshta deri më tani keni menduar se i keni parë të gjitha trendet, por jeni gabim sepse modeli i ri i flokëve do t’ju mahnisë.

Mjafton të guxosh dhe do të keni flokët më të veçanta. Ekziston një formë unike për të lyer flokët në mënyrë që të duken si rrobat “tie-dye”, me vija dhe forma asimetrike. Nëse mendonit se pamjet eksperimentale kishin përfunduar pasi situata po përmirësohet, atëherë gaboheni, lyerjet argëtuese dhe të gjalla janë pjesë e frymës së jetës pas karantinës.

Në TikTok, #tiedyehair ka 922.1 mijë shikime dhe është e mbushur me njerëz që i japin vetes një pamje të ngjashme, duke treguar se si e vendosin bojën në flokët e tyre në mënyrë të kryqëzuar. Përdorimi i zbardhuesit në këtë mënyrë, veçanërisht në flokë të errët, jep një përfundim dramatik.