Botë e Çuditshme

Kësaj i thonë të shkosh në azil me qejf, në Tajvan punësohen kërcimtare për të argëtuar të moshuarit!

Nëse nuk e dinit personat në shtëpinë e të moshuarve mund të kërkojnë programe shtesë për të stimuluar mendjen dhe trupin e tyre. Stafi i një shtëpie në Tajvan, mendoi se do të ishte një ide e mirë të ftonte vajza të veshura në mënyrë ekstavagante për të kërcyer dhe performuar para të moshuarve. Një video e performancës së tyre është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka marrë rreth mijëra shpërndarje.

Megjithatë shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë kritikat nismën, duke e quajtur performancën të papërshtatshme. Stafi përmes një deklarate ka kërkuar falje lidhur me situatën. Në fillim të klipit prej 35 sekondash, shihet një zonjë e veshur me të brendshme rozë dhe të zeza shihet duke kërcyer teksa është e rrethuar nga një grp të moshuarish. Rezulton se shfaqja u zhvillua në Shtëpinë e Veteranëve Taoyuan në Tajvan si pjesë e festimeve të Festivalit të Mesvjeshtës.