Lifestyle

Këshillat perfekte për periudhën e studimeve!

Të shumtë janë të rinjtë që po studiojnë në këtë periudhë, pasi është sezoni i provimeve në fakultete të ndryshme. Nëse keni probleme me të studiuarin, sepse nuk dini nga t’ia nisni e si t’ia dilni, këto katër këshilla me siguri do të jenë tepër ndihmuese.

1.Organizohuni

Këshilla e parë lidhur me të studiuarin, është të organizoheni mirë. Përcaktoni sa provime keni dhe jepini kohën dhe vëmendjen e duhur secilit prej tyre. Mblidhni të gjithë burimet së bashku, librat, shënimet dhe internetin. Organizimi i mirë është hapi i parë drejt studimit me sukses.

2.Thellohuni

Kjo lidhet me faktin se disa studentë mësojnë në mënyrë sipërfaqësore. Ju duhet të thelloheni mirë në dijet që merrni. Mos i mësoni gjërat vetëm për provimin, por vendosni tërë energjinë, llogjikën dhe vëmendjen tuaj në to.

3.Konsultohuni me të tjerët

Dy mendje janë më mirë se një. Ndaj, mos nguroni të konsultoheni me miqtë tuaj lidhur me dijet e marra. Diskutoni me shokët e klasës të cilët kanë po të njejta gjëra si ju për të mësuar. Gjithashtu, shfrytëzoni dijet e më të rriturve.

4.Merrni pak pushim

Duhet t’ia bëni të qartë vetes se provimi nuk është gjëja më e rëndësishme. Sigurisht, ju duhet të merrni nota të mira, por mos e shihni këtë si diçka parësore. Ndaj, herë pas here jepini vetes një pushim nga të studiuarit.