Bota Health & Beauty Lifestyle

Këshillat që duhet të ndiqni në rastin e ndonjë sulmi bërthamor!

Së fundmi, Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave të New York-ut publikoi një njoftim të ri mbi gatishmërinë bërthamore. Edhe pse mundësia e një incidenti me armë bërthamore brenda dhe rreth qytetit të Nju Jorkut është shumë e ulët, është e rëndësishme që qytetarët të dinë se çfarë masash paraprake duhet të marrin për të qëndruar të sigurt.

Në fakt, është publikuar një video me udhëzime se çfarë duhet bërë nëse një shpërthim bërthamor ndodh papritur, pa paralajmërim, brenda ose afër një qyteti. Kohët e fundit gjërat janë bërë më intensive mes Rusisë dhe Ukrainës, sidomos pas kërcënimeve të Putin me armë bërthamore, ndaj ka tërhequr vëmendjen edhe videoja e Departamentit të Emergjencave të Nju Jork-ut.

Video sugjeron që të hyni brenda sa më shpejt. Qëndrimi në makinë nuk është një opsion. Duhet të hysh në ndërtesë dhe të largohesh nga dritarja. Qëndroni brenda, mbyllni të gjitha dyert dhe dritaret. A keni një bodrum? Shkoni atje. Nëse nuk keni një të tillë, shkoni sa më shumë në mes të ndërtesës. Nëse keni qenë jashtë pas shpërthimit, lahuni menjëherë.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Kinës, janë rritur javët e fundit dhe bota po përjeton edhe një herë një frikë që nuk e kishte ndjerë për një kohë të gjatë, atë të një lufte bërthamore. Një buton i vetëm i shtypur nga një prej superfuqive mund të ndryshojë planetin përgjithmonë, gjë që do të sillte pasoja shkatërruese jo vetëm në çast, por efektet e tyre do të ndiheshin edhe shumë vite më vonë.

Një studim i fundit i kryer nga revista “Nature Food” shpjegoi se lëshimi i bombave atomike nga Moska dhe Uashingtoni do të shkaktonte një zi buke të paprecedentë, për shkak të ndërprerjeve në furnizimin me ushqime dhe dy të tretat e njerëzimit mund të vdesin nga uria.