Aktualitet Politikë

Këshilli Kombëtar i PD: Caktohen dy kandidatët për kryetar, projekt-rezolutë për zgjedhjen e presidentit!

Eleina Qirici dhe  Edi Paloka janë kandidatët zyrtarë për kryetar Këshilli në Partinë Demokratike.

Në orën 18.00 është lajmëruar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike nga Komisioni i Rithemelimit.

Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së u mblodh në selinë blu pak orë para mbledhjes së këshillit.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e grupit parlamentar Oriola Pampuri, e cila njoftoi se me shumicë votash është vendosur që kryesia e grupit të mblidhet rregullisht çdo javë, të premten në orën 09:15. Ajo theksoi se gjithashtu është vendosur që mbledhja e kryesisë jashtë radhës të mbahet ditën e hënë.

Mbledhja e këtij organi u njoftua një ditë më parë nga deputeti i PD-së,  Edi Paloka, i cili tha se Këshilli Kombëtar do të mblidhet në orën 18.00 dhe gjatë kësaj mbledhjeje do të zgjidhet edhe kryetari i këtij organi të PD-së.

Paloka gjithashtu njoftoi se në mbledhje do të ketë edhe një qëndrim për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Edhe pse pas zgjedhjeve të 6 marsit tentativat e PD-së ishin për bashkim, duket se Kuvendi Kombëtar i 30 prillit e thelloi më shumë ‘krizën’ në Partinë Demokratike.

Grupi i Rithemelimit nuk e njeh Enkelejd Alibeaj si kryetar të grupit parlamentar, pasi në 30 prill votuan për ta shkarkuar. Ditën e djeshme u thirr një mbledhje nga Alibeaj, ku anëtarët e Rithemelimit bojkotuan mbledhjen bashkë me deputetë të tjerë.

Nga 52 deputetë që ka PD-ja, vetëm 22 morën pjesë në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj.

Bylykbashi prezanton draft rezolutën: Do përcaktojmë përfaqësuesit që do negociojnë për zgjedhjen e presidentit
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Oerd Bylykbashi ka lexuar draft rezolutën që prite të miratohet.

“Draft rezolutën për miratim mbi procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës. Më 24 korrik i mbaron mandati. Kuvendi dihet të nisë procedurat jo më vonë se 60 ditë para fundit të mandatit.

Këshilli Kombëtar i PD-së vëren se mazhoranca në mënyrë sistematike ka kapur pushtete e pavarura përfshirë atë të drejtësisë duke rrënuar sistemin kushtetueses të kontrolleve dhe balancave Rama kontrollon 90% të pushteteve publike dhe kapja e sistemit do siguronte kontroll abosolut.

Zgjedhja e presidentit ka rëndësi në kuadër të rikrijimit Akt sovranitet kushtetues që nuk duhet të përfshijë konflikt politik dhe institucional, por qeverisjen e përgjegjësi ndaj popullit. Një proces i njënashëm i shërben vetëm krizës së tejzgjatur. PS po përpiqet që të krijojë një proces fars duke përpjekje ti përcaktojë përfaqësuesit e opozitës. Me këto përpjekje dhe konsultime pa përfaqësuesit e pa mandatar PS po përpiqet në dukje konsensualtit të rremë. PD e denoncon këtë sjellje që dëmton legjitimitetin  e procesit dhe besueshmërinë  e presidentit të ardhshëm.

Vendos:

PD do shpreh vullnetin për zgjedhjen e president të Republikës me votën e deputetëve të grupit parlamentar.

Mandatohet komisioni i përkohshëm i Rithemelimit të PD të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera.

Çdo qëndrim që bie ndesh me këtë rezolutë detyruese nuk përfaqësojnë PD në procesin e zgjedhjes së presidenti”, tha Bylykbashi.