Lifestyle

Këshillon të rinjtë për gjithçka, ju njohim me “babain” e TikTok-ut!

Summer Clayton mund të mos ketë fëmijë në jetën reale, por ai është “një baba krenar” i 2.8 milionë njerëzve në TikTok. Çdo javë, ai ulet në tavolinën e kuzhinës dhe bënë bisedë virtuale me “fëmijët e tij”. Ai drejtohet kah kamerës dhe me një simpati të madhe u thotë atyre se është krenar për ta. Madje i mëson se është në rregull që një njeri të ndiejë dhimbje kur jeta e lëndon. Clayton shpesh edhe lutet me ta.

Me vëmendje të madhe i dëgjon përgjigjet e tyre madje shpesh koncentrohet aq shumë sa që krijohet përshtypja që është “kokë e këmbë” me ta. Clayton, që është trajner fitnesi në bazën ajrore të ushtrisë amerikane Columbus në verilindje të Mississippi, nuk është terapist apo trajner që i mëson të tjerët të tejkalojnë problemet që mund t’i kenë në jetë. Ai është vetëm 26-vjeç dhe nuk ka as edhe një fëmijë biologjik.

Për disa, kjo mënyrë e tij e diskutimit është qesharake. Por karizma dhe përkushtimi i tij përmes videove në TikTok, i ka bërë disa njerëz të ndihen mirë në veçanti ata që kanë nevojë për një figurë siç është ajo e babait, por që nuk e kanë dhe e kanë humbur për shkaqe të ndryshme.

Ai nuk heziton t’i dëgjojë hallet e tyre dhe t’i këshillojë në mënyrën më të mirë mundshme, ndoshta edhe për këtë i ka vënë vetes nofkën “babai krenar”. Clayton që i pëlqen të bëjë një jetë të shëndetshme, ka master në shkencat e kulturës fizike dhe sa herë që nuk është në palestër me klientë apo duke realizuar vide0 thotë se i pëlqen të bëjë peshëngritje në shtëpi apo të bëjë fotografi dhe gatuaj.

@yourprouddad

Happy Fathers Day to All the Fathers out there whether traditional or non-traditional!

♬ New Home (Slowed) – Austin Farwell

Me postimin e videove në TikTok filloi në vitin 2020, ku u bë inspirim për shumë të rinj me videot me titull “si ta bëjmë”, kur luante rolin e babait dhe mësonte të rinjtë si duhet ta lidhin kravatën apo të rruhen nëse ishte hera e parë për ta. E gjithçka filloi kur ndjekësit filluan t’i referohen si “baba a mund të mësojë se si duhet të rruhem”. Videot e tij patën bërë bum duke ia rrëmbyer zemrat dhjetëra mijëra të rinjve brenda pak orëve të ditës.

Tani ai menaxhon llogarinë në TikTok dhe Instagram “yourprouddad”, ku pothuajse çdo ditë i shtohen nga 10 mijë ndjekës. Ai nuk heziton të flasë me ndjekësit e tij edhe për ngjarjet ditore, siç ishte rasti i të shtënave masive në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit, ku humbën jetën 19 nxënës dhe dy mësuese. E ndërsa Clayton është duke punuar për përmirësimin e raporteve me babanë e tij, thotë se jo gjithmonë ka qenë kështu.

Ai tenton me këtë t’i jap dashuri pa kushte ndjekësve të tij që shpesh i bëjnë pyetje lidhur me jetën e tij private, në veçanti për fëmijërinë. Ndjekësit e tij janë të moshave të ndryshme e deri te ata që mund të mjaftueshëm të pjekur për t’u bërë prindër. Shumë prej ndjekësve e konsiderojnë si “shpëtimtar”, pasi në videot e tij i mëson si duhet të rruhen, të përgatisin ushqim apo edhe si të sillen kur janë të shoqëruar nga njerëz të kategorive të ndryshme të shoqërisë.