Celebrities Gossip Showbiz

Kështu kalohen situatat me humor! Arbana Osmani dhe Lori Hoxha reagojnë pasi u kritikuan për veshjen e prezantueses në spektakël!

ig Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

E padyshim, e shumëpërfolur është edhe një nga prezantueset më të dashura nga publiku prej vitesh tanimë, Arbana Osmani. Atë e shohim çdo të martë dhe të premte në ekranin e Top Channel. E jo vetëm spektakli e banorët, por të gjithë që marrin pjesë në këtë ‘reality-show’ janë mjaft të përfolur dhe nën vëzhgimin e syrit kritik të ndjekësve.

Arbana në çdo dalje të sajën, padyshim shfaqet shumë e kuruar e nuk mundet t’i shpëtojë analizave rreth veshjes. Teksa, së fundmi sipërmarrësja,  Santana Çomora ka zgjedhur të komentojë mbi ‘look-un’ e personazheve të njohur gjatë javës që lamë pas, padyshim që nuk mund të mungonte një koment lidhur me prezantuesen e spektaklit më të përfolur të momentit në Shqipëri. E duket se në preferencat e saj, ky ‘look’ nuk ishte për Arbanën duke u shprehur kështu:

Aq sa më pëlqen në jetën e përditshme, të paktat janë rastet që shkëlqen në skenë. Nuk di nga ta nis komentin nga poshtë lart apo nga lart poshtë. Këpucët me platformë të tmerrshme. Fustani i ngjashëm me të Emily in Paris 2 kur Emily ka ditëlindjen po më duket si një kuti festive ose më mirë të them si fustanet e qëmotit të mbrëmjeve të maturës. Të paktën të ishte bust, jo me rripa. Ai mund të jetë i bukur, por nuk i përshtatet fizikut të saj. 

E cili ishte reagimi i Arbanës dhe Lorit? Epo, padyshim me shumë humor. Teksa Arbana ka postuar mbesën e saj të veshur me një fustan të kuq dhe takat e saj, krahas ka pyetur ndjekësit, se si e vlerësojnë ‘look-un’ e saj. Por, përgjigja që Arbana zgjodhi ta publikojë veçmas është pikërisht ajo e producentes.

Më mirë pa mëngë. Hahahahaha mund të jetë i bukur po jo për fizikun e saj.

Kujtojmë se Arbana e ka nisur rrugëtimin e saj në Top Albania Radio por më pas ajo ka arritur që ta fitojë dashurinë e dhe admirimin e publikut shqiptar me projektet të cilat ka qenë pjesë. Sidomos tani që ajo vjen më pranë nesh çdo të martë dhe të premte me spektaklin “Big Brother VIP”.

Vlen për t’u përmendur gjithashtu se familja e madhe e “Top Media” festoi 20- vjetorin e Top Channel në një mbrëmje madhështore. Gjatë mbrëmjes nuk mund të mungonin edhe fjalët e moderatores:

Sot kam gjithë ditën që jam shumë emocionale, sepse kam kujtuar momentet e mia më të bukura gjatë këtij rrugëtimi 20 vjecar. Jam e lumtur që kam qenë këtu që nga fillimi; kam qenë fëmijë kur kam filluar punë në TOP, tani kam dy fëmijë por pasioni për punën në këtë television, në këtë institucion është njësoj si në ditën e parë.